Kryeministri Rama e konfirmon: Nesër Ilir Metën e bëjmë President

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Ilir Meta nesër do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

"Është një president që me siguri mund të kompensojë boshllëkun e madh që kemi patur deri më tani. Është një President i lidhur me të gjithë. Ka akses tek të gjithë, flet me të gjithë dhe u thotë të gjithëve se çfarë mendon.

Kjo është një zgjidhje ideale edhe për vetë PD. Edhe sot Ilir Meta është kandidat për President që vjen natyrshëm sepse është situata e tillë që kërkon Ilir Metën President.

Po të mos ishte kjo situatë, Meta do të ishte në krye të betejës për të marrë edhe më shumë deputetë dhe për të qenë në vazhdimësi pjesë e jetës politike aktive. Nesër Ilir Meta zgjidhet President i Republikës me mbështetjen e plotë të LSI dhe PS", tha Kryeministri Rama në një intervistë për Top Story.