", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/11/auto_MTAmkXOL1686484561.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ A do ta transferoni Kylian Mbappe? Ja si përgjigjet presidenti i Real Madrid

Real Madridi është i detyruar të gjejë një sulmues të ri gjatë kësaj merkato pas largimit të Karim Benzema në Arabinë Saudite , më saktë te Al Ittihad. Drejtuesit e klubit madrilen po “eksplorojnë në disa rrugë” për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit francez. Dhe si çdo vit, njëra prej tyre të çon tek Kylian Mbappe . Lojtari i Paris Saint-Germain është shumë i pëlqyer nga Florentino Perez, presidenti i klubit madrilen. Dhe lideri spanjoll është i vetëdijshëm se do të jetë e vështirë ta transferojë sulmuesin këtë vit.

Në të vërtetë, edhe nëse emri i Kylian Mbappe është rikthyer në qendër të medieve prej interesimit të Real Madrid , Mbappe nuk ka gjasa të lëvizë nga Paris Saint-Germain këtë verë. Florentino Perez, nga ana e tij, është i bindur se do të jetë në gjendje ta rekrutojë atë vitin e ardhshëm gjatë merkatos së verës 2024, siç i tha ai në një rrugë në Madrid.

 I pyetur për transferimin e mundshëm të sulmuesit francez, presidenti madrilen ishte veçanërisht optimist. Në pyetjen "A do të transferoni Mbappe?" , lideri klubit spanjoll thjesht u përgjigj: “Po… por jo këtë vit…”