S’ka gol në pjesën e parë, shihni statistikat e Manchester City-Inter

Në stadiumin “Ataturk” të Stambollit po luhet finalja e Champions League ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Manchester Cityn në fakt që kishte tre raste për shënim, me Bernardo Silvën, Haaland dhe De Bruyne, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Për anglezët, momenti më i keq ishte dëmtimi i Kevin De Bruyne, i cili u zëvendësua nga Foden.

Ndërkaq, në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e fraksionit të parë të lojës.