Ja kush janë gjyqtarët e finales së Championsit

Në stadiumin “Ataturk” të Stambollit do të luhet këtë mbrëmje finalja e Champions League ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit, shkruan Syri.net.

Kampionët e Anglisë do të synojë tripletën, pasi kanë fituar Premier League dhe FA Cup.

Nëse mposhtin Interin, për skuadrën e Pep Guardiolës do të ishte trofeu i parë në Champions League.

Nga krahu tjetër, Interi e ka fituar tre herë trofeun më të rëndësishëm për klube dhe sot do të synojë të katërtin.

Gjyqtari polak Szymon Marciniak do të drejtojë këtë finale, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz, po nga Polonia.

Gjyqtar i katërt do të jetë Istvan Kovacs nga Rumania, ndërsa në VAR polaku Tomasz Kwiatkowski.