", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/10/auto_tifozet_e_cityt1686419033.png", "width": 900, "height": 587 } }

VIDEO/ Tifozët e Cityt bllokohen në trafik, braktisin makinat dhe nisen në këmbë për në stadium

Edhe disa minuta na ndajnë nga fillimi i finales së madhe të Ligës së Kampionëve, ku Manchester City do të ndeshet me Interin për trofeun më prestigjioz evropian

Ndërkohë që tifozët e Interit pothuajse kanë mbushur vendet e tyre në stadium, ata të Manchester Cityt janë bllokuar në trafikun e Stambollit.

Disa video po qarkullojnë në rrjetet sociale ku shihen tifozët e Manchester Cityt, duke i braktisur veturat e tyre dhe duke ecur në këmbë për në stadium.