FOTO/ Trofeu me ‘veshë të mëdhenj’ mbërrin në stadium

Pritjes për finale e madhe po i vjen fundi, teksa në orën 21:00 në stadiumin “Ataturk” të Stambollit do të startojë finalja e madhe e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit.

Trofeu me “veshë të mëdhenj” ka mbërritur në Stamboll në “Ataturk Stadium” në prag të finales së madhe.

Ai është ekspozuar në disa vende në qytetin kryesor të Turqisë, ku të ftuarit VIP, por edhe një pjesë e tifozëve kanë patur shansin ta fotografojnë trofeun më të madh europian të klubeve.