FOTO/ Ja çfarë i tha Iscos trajneri i Deportivos

Trajneri i Deportivos, Pepe Mel, ka mbetur i habitur me paraqitjen e Iscos, i cili shkëlqeu në fitoren e thellë të Real Madridit prej 6:2.
Paraqitja e shkëlqyeshme e Iscos në pjesën e parë, e shtyri trajneri e Deportivos që të bëjë diçka qesharake në tunel para se ekipet të dalin në fushë për të zhvilluar pjesën e dytë.

Ai është kapur nga kamerat brenda stadiumit duke i thënë Iscos: “Nëse dëshiron të luash 20 minuta këtu me ne (Deportivon)”.

Isco dhuroi spektakël edhe në pjesën e dytë dhe qershia mbi torte ishte goli që shënoi para se të zëvendësohej, i cili më pas u duartrokit edhe nga tifozët vendas, diçka që nuk i ndodh shumë lojtarëve në fushën e huaj.