Vasili: Rama në krah të Serbisë, që sulmon KFOR me kriminelë, ndërsa Kurti në krah të Kushtetutës!

Nga Petrit Vasili

Rama në krah të Serbisë, që sulmon KFOR me kriminelë, ndërsa Kurti në krah të Kushtetutës!

E pabesueshme dhe e paimagjinueshme, por e vërtetë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë i hedh gomën e shpëtimit Serbisë.

Sot Serbia e Vuçiçit shfaqet e diskredituar plotësisht, antidemokratike, e dhunshme, antieuroatlantike dhe proruse.

Asnje alibi nuk ka dhe nuk mund të ketë për një Vuçiç, që shkel e shqyen çdo marreveshje, paraqitet shovinist pa shërim dhe që pa ftohur karrigen e bisedimeve në Bruksel ngroh karrigen tjetër në Moskë.

Përballe tij është Kosova me një Kryeministër serioz, parimor e patriot si Albin Kurti.

Në këtë situatë kaq të qartë Edi Rama i kapur keq vendoset në mënyrë të hapur në krah të së pambrojtshmes pra të Vuçiçit.

 Rama thotë:

"Për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera".

Pra Rama shfajson Serbinë për të gjithë qëndrimin e saj agresiv, arkaik dhe tensionnxitës,që sipas tij po bëka një gjë të zakonshme, pra normale se ashtu e paska zakonin Serbia.

Për Ramën fajtor na qenka Albin Kurti.

Rama në konferencën për mediat tha:

“Unë nuk sulmoj Albin Kurtin. Albin Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe me mbiemër"

Çfare pretendimi mund të ketë ndokush që është politikan i ndershëm në glob për Albin Kurtin.

Albin Kurti respekton marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ai bëri zgjedhje siç kordinoi me ndërkombëtarët të cilët i pershëndeten vete ato pasi kryetarët serbe të komunave u larguan dhe serbet bojkotuan zgjedhjet dhe tani Kurti po rivendos institucionet deti në zgjedhjet e radhës.

Grupet kriminale serbe sulmuan në Veri të Kosovës edhe KFOR-in duke plagosur 25 ushtarë.

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, Andrea Gallien,

“Gjatë protestës shumë ushtarë u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”

Por Edi Rama këtu e qep gojën dhe nuk thotë asgjë sepse mërzitet Vuçiçi në Beograd.

Përballë Albin Kurtit pra kanë grupet kriminale serbe dhe këtë e vulos deklarata e KFOR.

Paturpsia e Edi Ramës shkon deri aty sa thotë që fajin e paska Kurti.

Edi Rama quan normalitet grupet kriminale serbe, që veprojnë me regji të Beogradit, i cili nuk ka thene asnjë fjalë për to sepse po i përdor për presion.

Ndaj sot gjërat janë ndarë qartë.

Kush e do Kosovën, kush e do Kushtetutën, kush e do ligjin, kush e do euroatlantizmin është në krah të Albin Kurtit.

Kush është këlysh i Serbisë, kush është përfaqesues i mafias, krimit të organizuar dhe antiligjit dhe minues i euroatlantizmit ai është mbështetës i veprimeve zjarrvënëse të Serbisë.

Për fat të keq Edi Rama si peng, që është ka zgjedhur të dytën.