", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/10/auto_FyQlHiRWAAAi9T-1686397879.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Zyrtare/ Brahim Diaz i thotë lamtumirë Milanit dhe rikthehet në Madrid

Lamtumirë Milan. Tashmë është zyrtare: Brahim Diaz kthehet te Real Madrid pas tre sezonesh në huazim tek kuqezinjtë.

23 vjeçari ka rinovuar kontratën me klubin madrilen deri më 30 qershor 2027 dhe prezantimi i ri do të bëhet të martën e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur klubi spanjoll me një postim në faqen zyrtare: “Real Madrid njofton se prezantimi i Brahim Diaz do të bëhet të martën më 13 qershor në orën 12 në Ciudad Real Madrid, i cili kthehet në klubin tonë me kontratë deri më 30 qershor 2027, pas një huazimi tre vjeçarë tek Milan ".