Zyrtare/ Vllaznia rikthen në ekip një tjetër shkodran, bën merkato në Maltë

Mesfushori Eslit Sala do të jetë futbollist i Vllaznisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqeblu përmes një postimi në rrjetet sociale. Njoftohet se futbollisti ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me ekipin shkodran.

Postimi i plotë

KF Vllaznia dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin sportiv se nga sot pjesë e familjes kuq e blu është edhe futbollisti Eslit Sala, i cili ka firmosur për tre vitet e ardhshme me skuadrën tonë.
Mirë se erdhe Eslit!