Çmendet Enca, publikon FOTO duke pirë hashash në Amsterdam

Ajo është këngtëtarja më të pëlqyera të momentit aq sa konsiderohet edhe si “Mbretëresha e rrjeteve sociale” në shqipëri.

Bëhet fjalë për Enca Haxhian, e cila suksesin dhe famën e saj do të duhej ta kishte shfrytëzuar për t’u kthyer në një shembull për të tjerët, por duket se në rastin konkret jemi shumë larg.

Enca ka demonstruar shpesh se i pëlqejnë shumë udhëtimet, ndërsa destinacioni i preferuar i saj mbetet Holanda, ku shkon shpesh.

Por gjithnjë që shkel në kryeqytetin holandez, Amsterdam, ajo nuk ka humbur rastin për provokojë, duke postuar fotografi ku shfaqet duke pirë marijuanë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke konsumuar një hashash, pasi është legal në këtë qytet.

 “Dridhe njo e po pim bari”(Sic.), shkruan në mbishkrimin e fotografisë këngëtarja, e cila nuk e ka mohuar asnjëherë dashurinë e saj ndaj kësaj lënde narkotike.

Në këtë rast ajo është munduar ta përshtasë  edhe me tekstin e njërës prej këngëve në bashkëpunim me Mozzik ku thotë: " Dridhe njo edhe po pim bari, dridhe pak edhe bojna party".