Sulmohet një hotel në Somali, humbin jetën 27 persona dhe plagosen 53 të tjerë

Të paktën 27 persona mes të cilëve dy fëmijë kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë plagosur nga një sulm terrorist i ndodhur në Somali. Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ka ndodhur në një hotel luksoz në plazhin e Mogadishu.

Disa dëshmi që u shfaqën në rrjet flasin për hyrjen e personave të armatosur në strukturë, të ndjekur nga zhurma shpërthimesh dhe të shtëna pushkësh.

“Forcat e sigurisë i kanë dhënë fund milicisë që kreu një sulm terrorist vdekjeprurës në hotel,” thuhet në media.

Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai kishte në shënjestër një vend të frekuentuar nga autoritetet.