Tifozët e Arsenalit zgjedhin ‘Lojtarin e Sezonit’

“Topçinjtë” e Arsenalit të drejtuar nga tekniku spanjoll, Mikel Arteta arritën të zhvillonin një sezon fantastik, teksa për herë të parë pas shumë kohësh mund të quheshin pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut të Premier League.

Protagonist mund të quhen pa diskutim të gjithë lojtarët, por për “Lojtarin e Sezonit” të këtij viti, “Topçinjtë” kanë zgjedhur kapitenin e tyre, “arkitektin”, 24-vjeçar të mesfushës, Martin Odegaard, i cili regjistroi 55% të votave të tifozëve.

Mesfushori norvegjez regjistroi 15 gola e 7 asiste në 45 paraqitjet e regjistruara për skuadrën e Arsenal, këtë sezon, me teknikun Mikel Arteta, që e konsideron norvegjezin, si një lojtar “kyç” në të ardhmen e klubit.