Philip Cocu mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Luis Enrique do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe një emër i ri është shtuar në listën e zëvendësimit të tij.

Trajneri i ekipit holandez, PSV, Philip Cocu është njëri prej trajnerëve të mundshëm që mund të jetë në stolin katalanas.

“Do të ishte fantastike ta trajnoja Barcelonën”, tha Cocu.

Përveç trajnerit të PSV’së, kandidatët tjerë ishin Allegri i Juventusit, Koeman i Evertonit dhe Sampaoli i Sevillas.