SYRI TV/ Turizëm me mushkonja, pushuesit në Shëngjin: Nuk janë marrë masa për dezinfektimin

Plazhet e Lezhës edhe këtë vit po përballen me prezencën e madhe të mushkonjave, të cilat po krijojnë bezdisje për pushuesit. Sipas tyre kjo vjen si shkak i prezencës së mbetjeve dhe mospastrimit të vijës bregdetare, duke kërkuar nga autoritetet që të marrin masa.

SYRI TV

Pushuesit e parë që kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Shëngjinit po ndihen të shqetësuar nga prezenca  e madhe e mushkonjave. Kur duhen vetëm pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë bërë ende dezinsektimin e zonave bregdetare të Lezhës.

Për nënkryetarin e bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj në Shëngjin kanë nisur të merren disa masa duke frenuar dhe punimet në zonë, por pushuesit janë ende të pakënaqur në këtë drejtim.

Të njëjtin shqetësim shprehin jashtë kameras edhe operatorët turistikë, të cilët thonë se mosdezinsektimi i vijës bregdetare është mjaft problematik dhe do të dëmtojë turizmin.