Zyrtare/ 'Rikthim në shtëpi', Vllaznia firmos me sulmuesin

Ildi Gruda është lojtari më i ri i Vllaznisë. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi shkodran që ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i Teutës do të jetë pjesë e tyre për 3 sezonet e ardhshme.

Me anë të një postimi, klubi i Vllaznisë i ka uruar suksese Grudës në aventurën e tij të re në Shkodër.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme. Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu”, shkruan klubi shkodran.