", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/09/auto_voSz5D5u1686302448.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Ceremonia e Topit të Artë 2023, caktohet data dhe vendi ku do të mbahet

France Football ka zbuluar këtë të premte datën e ceremonisë së dhënies së çmimit të Topit të Artë 2023. Kështu do të duhet të pritet deri më 30 tetor për të ditur identitetin e pasardhësit të Karim Benzema. Si çdo vit edhe tani, ceremonia do të mbahet në Theatre du Chatelet në Paris duke nisur nga ora 19:00.

 

Në njoftimin për shtyp saktësohet se zbulimi i lojtarëve të nominuar për Topin e Artë mashkull dhe femër, trofeun Kopa (i riu më i mirë), si dhe trofeun Yachine (portieri më i mirë), do të bëhet më 6 shtator. Të nominuarit për çmimin Socrates, një trofe që shpërblen futbollistët e angazhuar në projekte shoqërore që nga viti 2022, do të shpallen më herët, më 7 korrik.