EMRI/ Vidhet banesa e gjyqtares së Durrësit, hajdutët i marrin para dhe bizhuteri

Vidhet banesa e gjyqtares së Durrësit Shpëtime Pitaku.

Pitaku ka pretenduar se i janë marrë 2 mijë euro dhe bizhuteri.

Banesa e gjyqtares ndodhet në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit, ndërsa vjedhja ka ndodhur rreth një javë më parë kur Pitaku së bashku me të shoqin kanë qenë në punë.

Vjedhja ka ndodhur gjatë ditës, ndërsa identifikimi i autorëve nuk është bërë ende, pasi si në banesën e gjyqtares edhe në lagjen e saj nuk ka kamera sigurie.

Denoncimi u krye nga bashkëshorti i gjyqtares, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.