Zyrtare/ Nuk është në planet e Baselit, Andi Zeqiri rikthehet te Brighton

Baseli bëri të ditur se Andi Zeqiri nuk do të jetë më pjesë e tyre sezonin e ardhshëm.

Në një njoftim për mediet klubi i Baselit thekson se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit me origjinë shqiptare.

Kështu pas një sezoni në Basel, 23-vjeçari do duhet të rikthehet te Brighton, klub që ka në pronësi kartonin e Zeqirit.