Meta President, reagon Agron Duka: Do të votoja vetëm Nanon individualisht

I kontaktuar nga "Syri.net", kreu i PAA Agron Duka, për kandidaturën e Ilir Metës për President, është shprehur se: “Unë e kam mik Ilir Metën, por nuk votoj asnjë kandidat që nuk voton opozita. Do të votoja individualisht vetëm Fatos Nanon”.

Syri.net raportoi më herët gjatë ditës së sotme se mazhoranca ka rënë dakord që të propozojë Ilir Metën për president të ri. Nesër në orën 17:00 është përcaktuar raundi i katër për zgjedhjen e presidentit.