Galiani merr në mbrojtje Juventusin për dënimet: Duhej të ishte në Champions

Nëse të gjithë në Itali kanë sulmuar vazhdimisht Juventusin së fundmi për shkak të çështjeve të plusvalencave dhe manipulimit të bilanceve financiare, bardhezinjve në mënyrë të papritur u ka dalë në mbrojtje Adriano Galiani.

Ish-administratori i Milanit, tashmë në të njëjtin rol te Monza, mendon se nuk duhet të ketë penalitete të tjera për klubin torinez.

“Mendoj se kubi bardhezi e ka paguar mjaftueshëm, duke parë se pa penalizmin, duhej të ishte në Ligën e Kampioneve, por në fakt përfundoi në vendin e shtatë.

Fitorja që arritëm kundër tyre ishte momenti më i bukur i sezonit dhe jemi edhe skuadra më e mirë në Europë sa u përket atyre që janë ngjitur në kategori, të barabartë me Fulhamin.

Kur vendosëm t’i besonim Paladinos, u masakruam, pak a shumë siç ndodhi me Sakin. Por tani Rafaele mund të ndjekë gjurmët e trajnerëve të mëdhenj”, tha Galiani.