'Nga Argjentina në Anfield', Liverpool zyrtarizon blerjen e parë

 

Liverpool zyrtarizon blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Përmes kanaleve zyrtare të klubit, “të kuqtë” njoftojnë se kanë blerë Alexis Mac Allister.

Mesfushori, që u shpall kampion bote me Argjentinën vitin e kaluar në Katar, largohet nga Brighton, skuadër me të cilën u bashkua në janar të vitit 2019.

Argjentinasi ka firmosur një kontratë afatgjatë me Liverpool, deri në vitin 2028 dhe do të mbajë fanellën me numrin 10 te skuadra e Klopp.