'Kafe Shqeto'/ Skandali i Maturës, eksperti: Janë fikur me urdhër pajisjet për monitorimin e provimit

Prej vitesh pubilikimi i tezave të maturës shtetërore 15-20 minuta pas nisjes duket që është një skandal që nuk i bën aspak përshtypje Ministrisë së Arsimit.

Madje në një deklaratë për media, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se kjo gjë bëhet në mënyrë të qëllimtë, por garantoi se procesi nuk është cënuar.

Por sipas ekspertëvetë arsimit ky është një dështim i Ministrisë së Arsimit dhe duhen marrë masa të rrepta për sigurimin e logjistikës mbështetëse për studim të maturës.

Për të folur për këtë skandal në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI.TV ishte thirrur eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti.

Eksperti u shpreh se skandaloze nuk është dalja e tezes por fikja e të gjithë aparaturave që do të vëzhgonin dhe do të monitoronin provimin.

Mehmeti: Më skandaloze në gjykimin tim nuk është dalja e tezes por është fikja e të gjithave aparaturave që do të vëzhgonin dhe do të monitoronin provimin, siç u tha.

Pra me urdhër janë fikur aparaturat në gjimnazet e Tiranës. Kjo është në gjykimin tim shumë më skandaloze dhe kjo mund të gjendet shumë lehtë, sepse aparaturat kanë një server.

 Në qoftëse nuk kanë xhiruar në atë kohë, ku janë fikur, pse janë fikur dhe kush është autori që e ka bërë.

Se në qoftëse teza del ti ke provime kamera është lehtësisht e vjetshme.

Ajo që është akoma më problem në gjykimin tim janë këto mjedise që po dalin tani dhe po i shohim, pra janë mjedise tërësisht të papërshtatshme për të bërë provimin, mos harroni që ne jemi një vend shumë i ngrohtë.

Pra bën shumë nxehtë dhe gjithë dielli bie mbi maturantët në një moment stresi, në një momet ankthi që kanë.

Provimet e maturës duhet të ishin një moment gëzimi për ta dhe jo një moment ankthi siç kemi katandisur ne në këtë periudhë nëpër palestra ku ajrimi, ndriçimi po ashtu kanë problematika shumë të mëdha.