Afganistan/ Shpërthim në një xhami gjatë një ceremonie mortore, raportohet për viktima

Një shpërthim është regjistruar në një xhami në Afganistan gjatë funeralit të zëvendësguvernatorit të provincës Badakhshan, i cili u vra këtë javë, sipas një zyrtari.

Mahjuddin Ahmadi, kreu i zyrës së inteligjencës në këtë provincë në veri të Afganistanit, tha se shpërthimi shkaktoi të vdekur por nuk specifikoi se sa.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin e makinës bombë të së martës që vrau zëvendësguvernatorin.