Zgjat pak festa e West Ham, barazon Fiorentina

Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës po luhet finalja e Conference League ndërmjet Fiorentinës dhe West Hamit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën West Hami fiton një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë në minutën e 62-të Benrahma gjuan saktë, duke kaluar anglezët në avantazh.

Mirëpo nuk zgjat shumë gëzimi i West Hamoit, pasi Fiorentina në të 67’ barazon me Bonaventurën.