Fiorentina-West Ham, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës po luhet finalja e Conference League ndërmjet Fiorentinës dhe West Hamit, shkruan Syri.net.

Dy skuadrat u munduan gjatë pjesës së parë për të kaluar në avantazh, por asnjëra nuk e gjeti rrugën e rrjetës, me gjithë rastet e krijuara.

Fiorentina realizoi, por goli u anulua nga gjyqtari kryesor dhe nga VAR-i për një faull brenda zonës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në  tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat.