", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/21/auto_https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_200221154028-01-richard-grenell-file-600x3601674310862.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Paralajmërimi i Grenell: I kam parë pasojat për Kosovën nëse Kurti i refuzon kërkesat amerikane

SHBA- Ish i dërguari I SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë administratës së Donald Trump, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat e aleatëve perëndimorë.

Me një shënim në rrjetin social “Twitter”, Grenell thotë se ai i ka parë pasojat dhe nuk janë aspak të bukura.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.

Ndërkohë kryeministri Kurti është shprehur se “marrëdhëniet i ka të mira me SHBA-të dhe BE-në, por ka sfida me emisarët e tyre”.

SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë nga Kurti që kryetarët shqiptarë të komunave në veri të punojnë në objekte alternative, si dhe fillimin e implementimit të Asociacionit. Kurse opozita e Kosovës ka akuzuar Kurtin se po “minon” raportet e vendit me aletin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.