", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/07/auto_100D1319-C35E-4689-B5A8-D65A8C3FBB9D1686151758.jpeg", "width": 900, "height": 541 } }

Eros Grezda bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Grezda është bërë me djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë, Kian.

“Mirë se erdhe i vogli jonë,bebi Kian. Të duam shumë”-shkruan Grezda.

Kujtojmë që futbollisti i njohur disa muaj më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me këngëtaren Ajsel Abazi.

Pak kohë më parë ai publikoi një fotografi të përbashkët me gruan e tij në Instagram, ku shihej duke mbajtur me duar barkun e saj të rrumbullakosur. “Mezi pres që të takoj”,- shkruante Grezda në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Rikujtojmë, se Erosi ka qenë i përfolur disa herë në media për jetën e tij private, ku dhe bëri bujë me lidhjen e tij me modelen Oriola Marashi.

View this post on Instagram

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)