Rënia e euros fut në krizë eksportin, Zekja: Paguhemi me euro dhe paguajmë në lekë

Rënia e euros ka future në krizë bizneset eksportuese në vend, ndërkohë që qeveria këtë ngërç e cilëson si diçka normale, madje sipas bankës së Shqipërisë, rënia e Euros ka ndikuar pozitivisht në uljen e inflacionit.

Përfaqësues të bizneseve eksportuese shprehen se ndikimi i uljes së monedhës europian po shkakton dëme të cilat do të reflektohen në terma afatgjatë.

Madje ky ndikim mund të sjellë mbyllje të aktiviteteve dhe mijëra të papunë.

Syri Tv

Ndonëse qeveria e quan normale rënien e euros në kufi historik, bizneset eksportuese nuk e shohin si t ë tillë.  

Përfaqësuesi i shoqatës së eksportuesve Florian Zekja, në një intervistë për Syri Tv, ka treguar se prej muajsh ky sektor po përballet me humbje të mëdha financiare për shkak të zhvlerësimit të monedhës eurpoiane. 

Zekja shprehet se kjo situatë do të shoqërohet nga një 'efekt domino', ku të dëmtuar janë jo vetëm sipërmarrësit, por edhe punonjësit, të cilët rrezikojnë të mbeten pa punë.

Nga muaji janar i këtij viti, e deri në muajin prill, vlerësohet që bizneset eksportuese të kenë pasur një dëm të jashtëzakonshëm prej mbi 8 milion eurosh.

Përfaqësues të këtyre bizneseve kanë kërkuar të ulen në bisedime me ministrinë e financave dhe ekonomisë, si dhe me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, për të dakordësuar mbi politikat lehtësuese që duhet të merren.