Kessie pranon largimin, Barcelona kërkon blerës për mesfushorin

 

Me shumë mundësi Franck Kessié do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Barcelona këtë verë. Mesfushori ka pranuar më në fund që të largohet nga klubi blaugrana, pas një bisede kokë më kokë me teknikun Xavi Hernández, ku ky i fundit i ka shpjeguar pse klubi ka vendosur që ta largojë.

Kessié është dorëzuar para argumenteve të teknikut dhe ka pranuar vendimin e klubit, ndonëse objektivi i tij ka qenë gjithmonë që të tregojë vlerat e tij në Barcelonë.

Tashmë Barcelona kërkon një blerës për mesfushorin dhe shpreson që të përfitojë të paktën 35 milionë euro nga shitja e lojtarit, që erdhi një vit më parë me parametër zero nga Milani. Deri tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, ndonëse Inter, Liverpool dhe Tottenham kanë shfaqur interes për Kessie