Kërcënimi i Ruçit, nesër Ilir Meta President

Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se reagimi i ashpër dhe kërcënimi që Edi Rama i bëri Ilir Metës nëpërmjet Gramoz Ruçit për zgjedhje të parakohshme ka dhënë rezultatet e para.

Ilir Meta do të kandidoj për President me firmat e LSI-së dhe PDIU-së.

Nuk dihet nëse kjo është edhe dëshira e Edi Ramës, por tashmë kjo duket një fakt i kryer.

Dy janë opsionet: Ose Rama e bëri këtë presion, pikërisht që Meta të bënte këtë veprim, ose Meta po bën këtë veprim të papritur për Ramën duke ja bërë fakt të kryer Ramës emrin e tij për President.

Edi Rama në raste se nuk e dëshiron vetë Metën në postin e Presidentit, do të merrte koston e ndarjes me LSI-në pas refuzimit të Metës. Me shumë gjasa nesër Ilir Meta do të zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. /SYRI.net