Më në fund, Arabia Saudite gjen zëvendësuesin e Herve Renard

Pa trajner që nga emërimi i Herve Renard në krye të ekipit francez të femrave, Arabia Saudite është në kërkim të një shefi të ri. Dhe më në fund duket se e kanë gjetur.

Mediat saudite raportojnë se portugezi Jorge Jesus pritet të emërohet trajner i kombëtares. Trajneri aktual i Fenerbahces, i cili më parë ka drejtuar Sportingun, do të nënshkruaj një kontratë trevjeçare me kombëtaren saudite.