Zyrtare/ Largim i bujshëm nga Teuta, mesfushori i njohur largohet nga bregdetarët

Sherif Kallaku nuk është më pjesë e Teutës. Mesfushori dhe klubi kanë ndarë rrugët ditën e sotme dhe vetë klubi bregdetar e ka bërë të ditur diçka të tillë në kanalet zyrtare.

“Faleminderit Sherif Kallaku! Sherif Kallaku, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mesfushorin Kallaku për kontributin e tije me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kallaku u bashkua me Teutën në janar, duke u aktivizuar në 20 ndeshje ku edhe ka arritur të shënojë 6 gola me “Djemtë e Detit”. Siç ka njoftuar “Panorama Sport”, aventura e Kallakut do të vazhdojë në Rumani me skuadrën e Sepsit dhe pritet vetëm zyrtarizimi.