Zbardhen përplasjet/ Flutura Açka ofendon deputetët që braktisën Kryesinë

Janë zbardhur përplasjet mes deputetëve të PD-së gjatë mbledhjes së Kryesisë. Flutura Açka iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë që braktisën takimit duke i ofenduar “palaço”.

Kjo ka sjellë përplasje mes saj dhe kolegut Saimir Korreshi, i cili iu është kthyer “Si nuk të vjen turp ty moj”.

Flutura Açka: Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.

Korreshi: Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?!