Çifti i njohur italian i jep fund martesës së tyre pas 25 vitesh: Ne do vazhdojmë të jemi…

Çifti i njohur Italian Sonia Bruganelli dhe Paolo Bonolis kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre pas 25 vitesh së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori i njohur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ne jemi të ndarë, por jemi më të bashkuar se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi për familjen tonë, për njëri-tjetrin. Ndjenja është e fortë, por nuk është më ajo që na afroi”,- shkroi Paolo.

Dyshja u treguan se arsyeja që i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare nuk ishte për shkak të tradhtisë por sepse ndjenjat për njëri-tjetrin nuk ishin më si në fillim.

Ish-çifti janë prindër të tre fëmijëve. Paolo zbuloii se ka në plan të punojë dhe për pak kohë në ekran dhe pastaj të tërhiqet, në mënyrë që t`i kushtohet fëmijëve.

 “Nuk kam përse rri patjetër në televizion, është mirë dhe në vende të tjera”,-u shpreh moderatori.