Pas më shumë se gjysmë shekulli, Fiorentina dhe West Ham luftojnë sonte për trofeun europian

Sonte në Pragë do të zbulojmë fituesin e ri të Conference League, edicioni i dytë i saj.

Fituesi i sezonit të kaluar, Roma, sonte do të pasohet nga West Ham=i anglez ose Fiorentina italiane.

Takimi i sotëm është i rëndësishëm për të dy klubet, sepse kanë më shumë se gjysmë shekulli në pritje të një trofeu evropian. Fiorentina fitoi Kupën e Kupave në 1961 dhe West Ham katër vjet më vonë.

Gjithashtu, ndeshja është e rëndësishme sepse fituesi i duelit të sotëm do të sigurojë një vend në Europa League sezonin e ardhshëm dhe as West Hami dhe as Fiorentina nuk e kanë bërë këtë përmes kampionatit vendas.

West Ham e përfundoi sezonin në vendin e 14-të në Premier  League, ndërsa Fiorentina përfundoi në vendin e tetë në Serinë A italiane.

Formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme priten kështu:

Fiorentina: Terracciano, Dodo, Igor, Milenkoviç, Biraghi, Mandragora, Amrabat, Gonzalez, Bonaventura, Ikone, Cabral.

West Ham: Areola, Kehrer, Zouma, Aguerd, Cresswell, Soucek, Rice, Paqueta, Bowen, Antonio, Benrahma.

Ndeshja Fiorentina – West Ham do të luhet sonte në Pragë në Fortuna Arena duke filluar nga ora 21:00.