Arrestimi i Dakos/ Paloka: Del Tahiri, hyn Gjushi pasi vodhi zgjedhjet! Drejtësi me skenar nga Rama dhe Kim

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas arrestimit të Vangjush Dakos.

Sipas tij, kjo tregon se është drejtësi me skenar dhe regji të Edi Ramës dhe Yuri Kim.

POSTIMI I PLOTË

Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durres, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.

Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ua prek askush.

Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”.

Kjo është drejtësia e reformuar.

Skenari: Edvin Rama

Regjia: Yuri Kim