VIDEO-SYRI TV/ Vëzhgimi i Syri Tv, bizneset shqiptare në krizë për punonjës

Bizneset Shqiptare po përballen me mungesë të theksuar punonjësish. Në një vëzhgim të  Syri Tv,  qindra biznese në kryeqytet kanë të ngjitura në xhamat e tyre kërkesa për staf. Ndërkohë, bazuar tek të dhënat më të fundit nga INSTAT, raportohet se nga vendi,  brenda 1 viti janë larguar 40 mijë të rinj, të cilët përbëjnë edhe moshën më vitale për punë.

SYRI TV

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, me rënie 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak sesa një vit më parë, sipas INSTAT. rënien më të madhe e ka pësuar grupmosha deri në 29 vjeç. Në total, vendi kishte 40 mijë më pak të rinj nga 0-29 vjeç në janar 2023, në krahasim me janarin 2022.

Qindra bzinese kanë të ngjitura në xhamat e tyre njoftime ku kërkojnë staf. Kërkesat më të mëdha të bizneseve për punonjës duket të jenë në sektorin e shërbimit. Shumë bar-kafe në kryeqytet kërkojnë kamarierë dhe banakier, ndërsa edhe furrat e bukës duket se janë në krizë për shitës apo punonjës prodhimi.

Vazhdimisht, ekspertët kanë ngritur alarmin mbi krizën që po hasin bizneset për punonjës të kualifikuar, gjë e cila ndikon negativisht në ekonominë e vendit.