Vrasje në Laç, ja emri i viktimës. Arrestohet fqinji
Një tjetër vrasje ka ndodhur mesditën e sotme këtë herë në Fushë Mamurras.
Mësohet se është gjetur i vdekur në banesën e tij, Zef Toma 60 vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Në pranga si i dyshuar mësohet se është vendosur fqinji i 60-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur rreth 1 orë më parë.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit të rëndë.