‘Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria’/ Berisha, thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin në OKB

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me hetimet e zgjatura nga prokuroria për vrasjen makabre të 22-vjeçares keniane Joy Aoko në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha përsëriti edhe njëherë thirrjen se ‘vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria’ dhe akuzoi prokurorinë se po bën gjithçka që të manipulojë çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë.

‘I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të Drejtat e Njeriut mbasi autoritetet shqiptare po fshehin kriminelin’, shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTE:

Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria.

Të dashur miq, një grup zyrtarësh kriminelë në polici, prokurori etj, bënë gjithçka që të manipulonin çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë të 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko.

Ata vazhdojnë në këtë rrugë duke pyetur dhe ndaluar persona të ndryshëm dhe duke rrjedhur hetimet vetëm e vetëm për të fshehur vrasësin e saj sepse ai është i lidhur në qeveri. 

I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të Drejtat e Njeriut mbasi autoritetet shqiptare po fshehin kriminelin.