Fitoi 2 vite rresht kampionatin skocez, trajneri grek merr drejtimin e Tottenham

 

Tottenham Hotspur ka gjetur akordin me trajnerin e ri që do të ulet në stol. Ange Postecoglou është tekniku i ri i Spurs që do të ulet në stolin e klubit londinez që nga sezoni i ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tottenham përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku zyrtarizohet tekniku 57-vjeçar. Tekniku me origjinë greke do të marrë më 1 korrik detyrën e tij te londinezët, me të cilët ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Ange Postecoglou ishte në stolin e Celtic për dy vite, të cilët arriti t’i shpallë kampion të Skocisë për aq kohë sa ishte pjesë e tyre. Ekipi nga Glasgow arriti ta mbyllë kampionatin që lamë pas në vendin e parë me 99 pikë të grumbulluara.