Reali në kërkim të një sulmuesi, pasuesi i Benzema kushton 110 milionë euro

 

Largimi i Karim Benzemasë nga Real Madridi ka detyruar drejtuesit madrilenë që të vihen në kërkim të një tjetër sulmuesi. Momentalisht për Ancelottin nuk ka asnjë zëvendësues të denjë për fituesin e “Topit të Artë”  dhe pritet që të jetë një merkato e zjarrtë për galaktikët.

Objektivi kryesor është Harry Kane. Kapiteni i Tottenham Hotspur është i zhgënjyer me aventurën e tij në Londër dhe është i hapur për një transferim tjetër. Real Madridi shihet si kurorëzimi i karrierës së tij dhe lojtari po shtynë gjithashtu që të zhvendoset në Spanjë.

Sa i përket shifrave që qarkullojnë në media, Tottenhami bëhet me dije se i ka kërkuar Realit të paktën 110 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. Një shifër që për momentin konsiderohet e lartë nga Florentino Perez dhe do të provojë të negociojë për të ulur çmimin.