Gjokutaj: Kongresi i Përmetit ende në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD

Juristi Genc Gjokutaj, me një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me faktin se gjykata refuzon regjistrimin e statustit të PD-së të datës 11 dhjetor 2021.

‘Kongresi i Përmetit datën e të cilit mbante stema e RPSSH dhe vendimet e  tij ende nuk janë shfuqizuar ligjërisht!

Statuti i Partisë Demokratike të Rithemeluar nuk regjistrohet në Gjykatë sepse nuk duan socialistët dhe pengohet pafundësisht nga ata me Ramën në krye nëpër Gjykatat e kapura po nga ata!

Ja pra Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet!’,-shkruan në Facebook, Genc Gjokutaj.