Tentoi të mbysë motrën 15-vjeçare, arrestohet në Paris ish-lojtari i Interit

Ish-futbollisti i Interit në Serie A, Ishak Belfodil, është në telashe dhe për momentin është i arrestuar në Paris.

Belfodil që aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Gharafës u arrestua pasi tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeçare.

Pas një debati familjar, 31-vjeçari nisi të përdorë forcë fizike dhe më pas tentoi edhe aktin ekstrem që për fat të mirë dështoi.

Kjo e fundit nuk hezitoi ta denonconte Belfodil që tashmë duhet të përballet me akuzat, ndërsa në 48 orët e ardhshme pritet të merret edhe një masë përfundimtare për algjerianin.

Belfodil rrezikon disa vite burg për tentativë vrasjeje, megjithatë do të jetë Prokuroria e Versaille që do të vendosë.