Kosova publikon listën e lojtarëve për kualifikuese, lojtari i Superiores pjesë e dardanëve

 

Në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Në këtë listë, nuk mungojnë emra të rëndësishëm dhe titullarë të kombëtares dardane. Këta të fundit, kanë grumbulluar dhe portierin e Tiranës, Visar Bekaj që do të jetë në dispozicion të trajnerit Alain Giresse.

Sfidën e parë, Kosova do ta luajë në shtëpi më datë 16 qershor përballë Rumanisë, ndërsa takimin e dytë ndaj Bjellorusisë më datë 19 qershor.