Planifikonte sulm terrorist, sulmuesi plagos dy policë francezë

Dy policë janë qëlluar në territorin francez  të La Reunion nga një person që dyshohej se planifikonte një sulm terrorist, shkruan “The Independent”

"Këtë mëngjes, dy policë në La Reunion u plagosën ndërsa po arrestonin një individ të rrezikshëm", tha një zëdhënës i policisë.

Mediat vendase njoftuan se policia bastisi shtëpinë e sulmuesit pas monitorimit të tij për disa javë gjatë aktiviteteve ekstremiste në internet.

Pasi iu kundërpërgjigj të shtënave, policët arritën të ndalonin.

I dyshuari  që raportohet të jetë në të 20-at, ishte radikalizuar në ekstremist kohët e fundit. /SYRI.net/