Plakja e popullsisë/ Studimi: Më 2100, gjysma e shqiptarëve do jenë mbi 65 vjeç

Shqipëria ka sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mesatare prej 38.2 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë globin.

Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që thekson se nivelin më të lartë në botë pritet ta arrijë Shqipëria, që do të ketë 49% të popullsisë mbi 65 vjeç në vitin 2100.

Gëzim Tushi: Mos harroni kemi 700 mijë pensionistë në këtë kohë që flasim, që janë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Por po t’i bashkojmë këtu edhe ata që ajnë jashtë skemës së mbrojtjes sociale të sigurimeve shoqërore, atëherë do të thotë që numri i të moshuarve tek ne po rritet. Raporti mes lindjeve dhe vdekjeve është zhbalancuar. Në vitin 2022 kemi patur lindje 700-700 e ca në raport me vdekjet. Shkaqet natyrisht janë disa. Së pari në shoqërinë shqiptare ka ndryshuar stili i të jetuarit, familja moderne, fakti që çiftet kanë synime të tjera të karrierës, të suksesit, kjo bën që të sjellin fëmijë gjithmonë e më pak në jetë. Së dyti ka rënë numri i martesave, është rritur numri i divorceve.