Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Librazhd, përplaset këmbësori, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksidnet ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës të quajtur “Labinot Fushë”, ku një automjet ka përplasur një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.