VIDEO-SYRI TV/ Krujë, banorët e Borizanës në protestë: Të ndalohen kamionët e guroreve

Dhjetra banorët të fshatit Borizanë në Krujë, protestuan për të dytën herë kundër kalimit të kamionëve me inerte pasi po demtojne rrugën dhe banesat e ketij fshati. Banorët tregojnë se makinerit e tonazhit te rende janë kthyer edhe në kërcënim për jetën e fëmijëve, pasi kalojnë pranë shkollës.

SYRI TV

Për të dytën herë në pak kohë, banorët e fshatit Borizanë u ngritën në protestë, duke kërkuar mos lejimin e kalimit në rrugën e fshatit të kamionëve të tonazhit të rëndë, që shfrytëzojnë guroret e zonës.

Sipas banorëve, kamionët janë kthyer në kërcënim për jetën e fëmijëve dhe të tyre, ndërsa kalimi i përditshëm i tyre pranë banesave shkakton pluhur dhe dëmtime të infrastrukturës.

Banorët tregojnë se policia dhe bashkia e Krujës ia kalojnë topin njëra-tjetrës, duke mos mbajtur përgjegjësi për këtë problem.

Në të tilla kushte, banorët e Borizanit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave deri në gjetjen e një zgjidhje, që do të eleminonte kalimin e kamionëve me inerte përmes fshatit.

Gaz. A.Hoxha, Red.J.Hoxhaj. Mont. L.Kotri