VIDEO/ Mësueset e Linditës/ ‘Dilni se po vjen Edi Rama’

Kanë nisur presionet ndaj nxënësve që ti bashkohen takimit të sotëm që Edi Rama do të zhvillojë në Kavajë.

Në këtë qytet do të zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakun, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, si pasojë e dikriminalizimit.

Kjo video që shikoni është filmuar ditën e djeshme në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës ku mësuesja u kërkon nxënësve që të shkojnë në mitingun e Edi Ramës.

Fillimisht mësuesja Elona Bizhdili i bie bankës që të tërheqë vëmendjen e nxënësve dhe më pas u thotë që të shkojnë në aktivitetin që sot organizon Edi Rama në Kavajë.

Me zërin e lartë, tha: Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet…!